Trump pas Venezuelës: Kolumbia është e sëmurë, por jo për shumë gjatë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me ndërhyrje ushtarake kundër qeverisë kolumbiane këtë mëngjes, duke thënë se kjo ide “i duket mirë”.

“Kolumbia është shumë e sëmurë, e drejtuar nga një njeri i sëmurë që i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta eksportojë atë në Shtetet e Bashkuara… kjo nuk do të funksionojë për shumë gjatë”, u tha Trump gazetarëve në AIF Force One, duke iu referuar Presidentit kolumbian Gustavo Pedro.

I pyetur drejtpërdrejt nëse SHBA-të do të nisnin një operacion ushtarak kundër Kolumbisë, Trump u përgjigj: “Kjo më duket mirë”. Ai tha gjithashtu se Kuba, një aleate e ngushtë e Venezuelës, “duket sikur është gati të bjerë” vetë pa veprim ushtarak të SHBA-së.

Komentet e tij erdhën pasi SHBA-të arrestuan Presidentin Venezuelian, Nicolas Maduro, dhe e transferuan atë në Nju Jork, ku ai akuzohet për trafik droge.

Trump tha se SHBA-të mund të nisin një sulm të dytë ndaj Venezuelës nëse anëtarët e qeverisë së tij nuk bashkëpunojnë. Ai shtoi se ishte më i prirur të bashkëpunonte me mbetjet e regjimit të Maduros në luftën kundër trafikut të drogës dhe në rindërtimin e industrisë së naftës sesa në zgjedhje të shpejta për një qeveri të re.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *