Reshje të mëdha të shiut ndërmjet 3 e 5 janarit në pjesën perëndimore të Kosovës, disa lumenj dalin nga shtrati

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pjesën perëndimore të Kosovës (pellgu i Drinit të Bardhë), nga data 03–05.01.2026 janë regjistruar reshje të konsiderueshme të shiut, të cilat kanë ndikuar dukshëm në rritjen e niveleve dhe prurjeve të ujit, sidomos në lumenjtë: Ereniku, Bistrica e Pejës, Bistrica e Deçanit dhe Lumi i Istogut.

Sipas IHMK’së,  kryesisht bëhet fjalë për lumenjtë që rrjedhin nga Alpet Shqiptare dhe, si pasojë, në disa zona mund të kenë dalë nga shtrati i tyre.

Nga matjet që ka realizuar, Instituti ka dhënë detaje edhe për nivelin që lumenjtë kanë arritur si pasojë e reshjeve.

Nivelet e lumenjve sipas të dhënave të datës 05.01.2026, deri në ora 14:00 nga Instituti janë: Lumi i Istogut 1.6 m, Bistrica e Deçanit 1.3 m, Bistrica e Pejës 1.6 m, Ereniku 3.4 m.

Kurse, të dhënat e datës 04.01.2026, deri ora 12:00 janë: Mirushja 1.6 m, Lumi i Brodit 0.7 m, Toplluha 1.2 m, Bistrica e Prizrenit në Prizren 0.5 m dhe Bistrica e Prizrenit në Vlashnje 0.7 m.

“Kjo situatë kërkon vëmendje të shtuar, veçanërisht në zonat përreth rrjedhave lumore në pjesën perëndimore të vendit.” – ka theksuar IHMK.

  • Shkrime të ngjashme

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë, çka parashihet në fazën e parë

    Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *