Protesta para Kryeministrisë, policia ndërhyri në mesnatë – Adriatik Lapaj u dërgua me urgjencë në spital

Të dielën mbrëma në protestën para Kryeministrisë në Shqipëri, ka ndodhur një përplasje mes policisë dhe kryetarit të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dhe mbështetësve të tij. Lapaj u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore pasi u godit me një bombol gazi në kokë, shkruan KFVA.

Pas kësaj ngjarje, ka ardhur edhe reagimi nga Lapaj i përmes një postimi në Facebook thekson se policia në mesnatë tentoi t’i largonte nga vendi ku po zhvillojnë protesta.

Ai shton se një nga ngrohëset e vendosura e ka goditur dhe momentalisht ndodhet në spitalin e Traumës. Lapaj thekson se do të rikthehet sërish në shesh ndërsa bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen në protesta.

“Edi Rama të bëj përgjegjës ty! Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur.

Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur. Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh.

Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi. I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve”, shkruan Lapaj.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *