NATO merr në mbrojtje Groenlandën pas deklaratave të Trumpit

Ministri i Jashtëm gjerman, Johannes Vandeful tha se Groenlanda i përket Danimarkës dhe se aleanca e NATO-s mund të zhvillojë bisedime për të forcuar mbrojtjen e saj nëse është e nevojshme.

Deklarata erdhi pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump përsëriti kërcënimet e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës, një perspektivë që ka alarmuar aleatët e NATO-s dhe që ka fituar më shumë peshë pasi Trump zbatoi kërcënimin e tij për të rrëzuar udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro.

Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron të marrë kontrollin e Groenlandës, një ambicie që e shprehu për herë të parë në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.

Duke folur me gazetarët në Lituani, Vanderful tha se Gjermania kishte pikëpyetje në lidhje me largimin e Maduros dhe theksoi se populli venezuelian duhet të përcaktojë të ardhmen e vendit të tij përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ministri theksoi gjithashtu se Groenlanda është pjesë e Danimarkës.

“Dhe meqenëse Danimarka është anëtare e NATO-s, Groenlanda, në parim, do të jetë nën kujdesin e NATO-s për mbrojtjen e saj. Dhe nëse ka kërkesa të mëtejshme për forcimin e përpjekjeve mbrojtëse në lidhje me Groenlandën, atëherë duhet ta diskutojmë këtë brenda kornizës së Aleancës”, përfundoi Vanderful pa dhënë hollësi mbi natyrën e këtyre bisedimeve.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *