Kosovë Lajme

Kolonë 2 mijë metra e pritje deri në 1 orë e gjysmë, gjendja nëpër pikëkalimet kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit rreth gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare.

Sipas këtij përditësimi, pritjet më të gjata janë në Jarinjë, Merdare dhe tek Dheu i Bardhë Në Jarinjë, për të dalë nga Kosova ka pritje deri në 1 orë e 30 minuta dhe kolonë 2 mijë metra. Edhe në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë, pritja po zgjatë detri në 1 orë e gjysmë, shkruan KFVA,

Tek Dheu i Bardhë, kolona në dalje është 1 mijë metra, teksa në Merdare 900 metra.

Në Bërnjak, pritjet në hyrje janë deri në 1 orë, e kolona 1 mijë e 500 metra.

Në Mutivodë, pritjet në hyrje janë deri në 1 orë, e kolona 500 metra.