Botë Lajme

Këto janë shtetet me rezervat më të mëdha të naftës në botë, Venezuela e para

Venezuela është kampione botërore në rezervat e dëshmuara të naftës, me një sasi prej rreth 303 miliardë fuçi. Kjo e vendos atë shumë përpara vendeve të tjera me burime të mëdha si Arabia Saudite (267 miliardë fuçi) dhe Irani (208 miliardë fuçi), përcjell Gazeta KFVA.

Megjithatë, pavarësisht këtyre rezervave kolosale, prodhimi i naftës së Venezuelës në vitin 2024 ra nën një milion fuçi në ditë, një nivel shumë më i ulët krahasuar me fuqitë kryesore botërore në prodhim, si Shtetet e Bashkuara (rreth 13 milionë fuçi në ditë) dhe Rusia (rreth 9 milionë fuçi në ditë).

Kjo tregon një hendek të madh mes potencialit natyror dhe realitetit ekonomik dhe teknik në vend.

Në renditjen globale, pas Venezuelës dhe Arabisë Saudite, vendet me rezervat më të mëdha janë Iraku (145 miliardë fuçi), Emiratet e Bashkuara Arabe (113 miliardë fuçi) dhe Kuvajti (101 miliardë fuçi).

Vende të tjera me rezerva të konsiderueshme janë Rusia (80 miliardë fuçi), Libia (48 miliardë fuçi), dhe Shtetet e Bashkuara (45 miliardë fuçi).