Këto janë shtetet me më së shumti rezerva nafte – ku renditet Venezuela së cilës Amerika ia arrestoi presidentin?

Venezuela renditet në krye të listës botërore për rezervat e dëshmuara të naftës, duke zotëruar sasinë më të madhe të naftës bruto në botë, transmeton KFVA.

Megjithatë, pavarësisht këtij potenciali të jashtëzakonshëm energjetik, vendi prodhoi më pak se një milion fuçi naftë në ditë gjatë vitit 2024, një shifër dukshëm më e ulët krahasuar me Shtetet e Bashkuara, që prodhuan rreth 13 milionë fuçi në ditë, apo Rusinë me rreth 9 milionë fuçi.

Rënia drastike e prodhimit të naftës në Venezuelë lidhet me krizën e thellë politike, ekonomike dhe sanksionet ndërkombëtare që kanë goditur vendin prej vitesh.

Situata u tensionua edhe më tej pas arrestimit të presidentit Nicolas Maduro nga forcat amerikane, sipas raportimeve ndërkombëtare, dhe paraqitjes së tij para një gjykate federale në Nju Jork për akuza të rënda që përfshijnë trafik droge, narkoterrorizëm dhe armë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *