Kapja e Maduros, Hegseth thotë se rreth 200 amerikanë ishin në Caracas

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka vlerësuar punën e ushtrisë për “mbështetjen e zbatimit të ligjit” në Venezuelë, të shtunën në mbrëmje, kur SHBA kapën Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduron dhe gruan e tij.

Siç raporton “NBC News“, Hegseth ka deklaruar se në operacionin e së shtunës ishin në Caracas rreth 200 pjesëtarë amerikanë.

“Dhe pastaj pamë tre netë më parë, në qendër të Karakasit në Venezuelë, teksa gati 200 nga amerikanët tanë më të mirë shkuan në qendër të Carakasit,” tha Hegseth gjatë një fjalimi në një uzinë ndërtimi anijesh në Virxhinia.

Sekretari bëri gjithashtu një thumbim ndaj mbrojtjes ajrore ruse, për të cilën tha me shaka se “nuk funksionoi edhe aq mirë” atë natë.

“Falë udhëheqjes së Presidentit Trump, bota po e vë re këtë, po e vë re fuqinë amerikane” ka deklaruar tutje Hegseth.

Ndryshe, Maduro dhe gruaja e tij kanë dalë sot para gjykatës në New York. Të dy janë deklaruar të pafajshëm.

Seanca e radhës do të mbahet në fund të marsit.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *