Bora bllokon Holandën -Anulohen 500 fluturime, trenat nuk funksionojnë

Kaosi i shkaktuar nga reshjet e dëborës paralizoi Holandën të hënën, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor.

Qindra fluturime u anuluan dhe trenat përreth Amsterdamit u ndalën për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, raporton Reuters.

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, anuloi pothuajse 500 fluturime këtë mëngjes. Bora e bllokoi atë për të gjitha fluturimet hyrëse deri në mesditë, raportoi agjencia e lajmeve ANP. Avionët që duhej të uleshin në Amsterdam u devijuan në aeroporte të tjera.

Problemet me borën dhe akullin kanë vazhduar prej ditësh dhe aeroporti është detyruar të anulojë qindra fluturime çdo ditë që nga e premtja.

Trafiku hekurudhor dhe rrugor i paralizuar
Bora, e cila mbuloi pjesën më të madhe të Holandës këtë mëngjes, ka krijuar kaos edhe në tokë. Kompania hekurudhore holandeze NS konfirmoi se trenat nuk po qarkullonin në zonën e madhe të Amsterdamit dhe transporti publik ishte në një gjendje kolapsi në shumë pjesë të tjera të vendit.

Akulli dhe bora kanë shkaktuar vonesa të shumta dhe aksidente rrugore, duke i bërë autoritetet t’u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi nëse është e mundur. Sipas parashikimeve, reshjet e borës në Holandë pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *