Trump publikon statistikat: Sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihma sociale në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë publike në rrjetin social “Truth Social” të dhëna mbi emigrantët që përfitojnë ndihma sociale në SHBA, duke rikthyer në vëmendje debatin mbi emigracionin dhe politikat sociale amerikane. Në listën e publikuar përfshihen edhe familje nga Kosova dhe Shqipëria.

Sipas shifrave të ndara, rreth 46 për qind e familjeve emigrante nga Kosova që jetojnë në SHBA janë përfitues të programeve të ndihmës sociale. Me këtë përqindje, Kosova pozicionohet në mesataren e vendeve që kanë numër të konsiderueshëm përfituesish, por jo në krye të listës.

Ndërkohë, për Shqipërinë, të dhënat tregojnë se 41.3 për qind e familjeve emigrante shqiptare në SHBA marrin ndihmë sociale, një shifër që gjithashtu konsiderohet e lartë në krahasim me disa shtete të tjera të përfshira në raport.

Statistikat kanë të bëjnë me familje emigrantësh që përfitojnë programe të ndryshme mbështetjeje, duke përfshirë ndihma financiare, ushqimore dhe shërbime të tjera të ofruara nga shteti amerikan.

Sipas “Economic Times”, lista e titulluar “Normat e Marrësve të Ndihmës Sociale për Imigrantët sipas Vendit të Origjinës” përfshin rreth 120 shtete dhe territore nga e gjithë bota. Në krye të listës renditet Bangladeshi, ku 54.8 për qind e familjeve emigrante përfitojnë ndihmë, pasuar nga Ukraina me 42.7 për qind, Pakistani me 40.2 për qind, Nepali me 34.8 për qind, Kina me 32.9 për qind dhe Izraeli/Palestina me 25.9 për qind.

Publikimi i këtyre të dhënave nga Trump vjen në një kohë kur në SHBA vijon debati i ashpër mbi rolin e emigrantëve, barrën mbi sistemin social dhe nevojën për rishikimin e politikave të emigracionit.

Image
  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *