Botë Lajme

Koreja e Veriut dënon kapjen e Maduros nga ShBA-ja si “shkelje serioze e sovranitetit”

Koreja e Veriut raportohet të jetë bërë vendi më i fundit që dënon kapjen e Nicolás Maduro nga SHBA si një “shkelje serioze e sovranitetit”.

Ministria e Jashtme e Pyongyangut “denoncon fuqishëm aktin hegjemonik të SHBA-së të kryer në Venezuelë”, tha një zëdhënës i ministrisë në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare KCNA.

“Ky incident është një shembull tjetër që konfirmon qartë edhe një herë natyrën hajdute dhe brutale të SHBA-së,” shtuan ata.

Pyongyangu, mbështetës i regjimit socialist të Madurros në Caracas, e përshkroi largimin e presidentit venezuelian si një “shkelje të papërgjegjshme të Kartës së OKB-së dhe të ligjeve ndërkombëtare, që kanë si qëllim kryesor respektimin e sovranitetit, mosndërhyrjes dhe integritetit territorial”.