Joshua poston për herë të parë pas aksidentit ku mbetën të vdekur dy miqtë e tij

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, ka bërë reagimin e tij të parë publik që pas përfshirjes në një aksident të rëndë automobilistik në Nigeri, ngjarje e cila rezultoi fatale për dy nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Boksieri 36-vjeçar britanik ndodhej si pasagjer në një automjet të tipit Lexus SUV, kur ky i fundit u përplas me një kamion në një nga autostr,adat kryesore pranë Lagosit. Lajmi fillimisht u raportua nga BBC.

Pasojat e përplasjes ishin tragjike për anëtarët e ekipit të Joshuas. Në këtë aksident humbën jetën Sina Ghami dhe Latif ‘Latz’ Ayodele, të cilët ishin miq të ngushtë dhe pjesë e stafit të boksierit. Ceremonia e tyre mortore u zhvillua të dielën në një xhami në Londër.

Të dielën në mëngjes, ai ndau me ndjekësit në Instagram dy fotografi emocionuese. Në njërën prej tyre, Joshua shfaqej i ulur pranë nënës së tij dhe familjarëve të viktimave—përfshirë nënat e Ghamit dhe Aydeles—ndërsa njëra prej grave mbante në duar portretin e të ndjerit Ghami.

  • Shkrime të ngjashme

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…

    Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për, siç tha ai, mbështetjen ndaj vendit të tij që nga fillimi i luftës. Spiropali po…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *