Një person në Gjakovë, mbrëmjen e se shtunës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre tjerëve, dhe si pasojë e plagosur ka mbetur një e mitur, kalimtare rasti, shkruan KFVA.
I dyshuari emde s’është arrestuar ndërsa e mitura po trajtohet më QKUK.
Njoftimi:
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË
Rr. Bardhyl Qaushi, Gjakovë 03.01.2026-21:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë, dhe si pasoj, një kalimtare rasti viktima femër kosovare e mitur është qëlluar nga një predhë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.






