Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit: Maduro do të përballet me gjyq për krimet e tij

Zëvendëssekretari i Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau përmes një postimi në X ka reaguar lidhur me sulmet amerikane të regjistruara në kryeqytetin venezuelian, Karakas. Landau ka reaguar duke bashkëngjitur postimin e presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me sulmet.

Landau deklaroi se Maduro do të përballet me drejtësinë për krimet e tij.

Donald Trump njoftoi këtë të shtune se homologu i tij i Venezuelës Nicolas Maduro ishte kapur dhe larguar nga vendi.

Trump ka konfirmuar se SHBA-të kryen një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës. Ai shtoi se Maduro është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi së bashku me gruan e tij.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *