Zëvendësjapresidentja e Venecuelës Delcy Rodriguez ka braktisur vendin për në Rusi, ndërsa i biri i diktatorit të arrestuar, Nicholas Ernesto Maduro Guerra, i njohur edhe si ‘Princi’ është akuzuar së bashku me prindërit e tij për trafikim të narkotikëve ilegal, transmeton Gazeta KFVA.
Dikatori Nicolas Maduro u kap në operacionin amerikan të shtunën dhe u arrestua për veprimtari kriminale së bashku me bashkëshorten e tij Cilia Flores dhe janë ekstraduar në qarkun jugor të New York ku do të përballen me drejtësinë.
Presidenti Amerikan Donald J. Trump njoftoi të shtunën se do të jetë SHBA që do të mbikqyrë transformimin e Venecuelës në shtet demokratik deri në një periudhë të tranzicionit stabil.
Liderja e opozitës venecuelase Marina Corina Machado i bëri thirrje ushtrisë që të braktisë qeverinë e Maduros dhe të pranojë kandidatin e mbështetur nga opozita Edmundo Gonzales si president të ri.
Ajo shtoi se mbështetë në tërësi strategjinë e presidentit amerikan që po zhvillojnë karshi Venecuelës. Ajo shtoi se po shpërbëhet një strukturë kriminale në Venecuelë.
Tashmë ka nisur festa në rrugët e Venecuelës pas arrestit të diktatorit Maduro./gazetametro.net






