Kosovë Kronikë Policore Lajme

Vetaksident në Slivovë, tre të lënduar-Një i mitur në gjendje të rëndë

Një vetaksident trafiku i ndodhur sot në fshatin Slivovë të kryeqytetit ka lënë të lënduar tre persona, mes tyre edhe një fëmijë i mitur.

Raportohet se të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

 Dy nga të lënduarit raportohet se janë në gjendje stabile, ndërsa i mituri ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile, nën përkujdesje intensive të mjekëve.