Trump: E shikova si në TV arrestimin e Maduros, askush tjetër s’mund ta bëjë këtë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e ka shikuar arrestimin e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, në kohë reale në një dhomë të rezidencës së tij në Mar-a-Lago, krahas gjeneralëve ushtarakë.

“Më është thënë nga gjeneralët ushtarakë se asnjë shtet tjetër në botë s’mund ta bëjë këtë”, i ka thënë Trumpi “Fox Newsit” në një intervistë përmes telefonit. “Nëse do ta shihnit se çka ka ndodhur, unë e pashë dhe ishte sikur të shohësh një show televiziv”.

“Sikur ta shihnit shpejtësinë, dhunën, ata i thonë kështu… Ishte e mahnitshme, punë e mrekullueshme nga këta njerëz. Askush tjetër s’mund të bëjë diçka të tillë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se e ka shikuar të gjithë aksionin. E ka cilësuar si kompleks.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *