Kosovë Kronikë Policore Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë e mitur që ishte kalimtare rasti

Të shtëna me armë kanë ndodhur sonte në Gjakovë, ku për pasojë një fëmijë është plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezi ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 21:25, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.

Aty një person mashkull i moshës madhore dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa personave, me të cilët kishte pasur një mosmarrëveshje.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur një vajzë e mitur, kalimtare e rastit, e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas personelit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është stabile.

I dyshuari ndodhet në arrati.

“Sot rreth orës 21:25, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, ka ndodhur një incident me të shtëna nga arma e zjarrit.
Sipas informacioneve fillestare, një person mashkull i moshës madhore dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa personave, me të cilët kishte pasur një mosmarrëveshje.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur një vajzë fëmijë, kalimtare e rastit, e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas personelit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është stabile.

I dyshuari për momentin ndodhet në arrati. Njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim arrestimin e të dyshuarit”, tha Elezi.