Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së hyn në fazën përfundimtare, seancat nisin më 9 shkurt

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë do të vazhdojë më 9 shkurt, kur pritet të nisë një nga fazat më të rëndësishme të procesit gjyqësor.

Sipas kalendarit të përditësuar të Dhomave të Specializuara, nga kjo datë janë paraparë seancat për deklaratat përmbyllëse, ku palët do të paraqesin qëndrimet e tyre finale para trupit gjykues. Në total, janë planifikuar shtatë seanca, pas së cilave procedura do të kalojë në fazën e ashtuquajtur të “administrimit të drejtësisë”.

Kjo fazë e fundit e procesit pritet të zgjasë deri në javën e parë të muajit mars.

Përditësimi i kalendarit vjen pak ditë pasi kërkesa e Jakup Krasniqit për lirim me kusht u refuzua, vendim që u mor pavarësisht faktit se procesi gjyqësor ndodhet në përmbyllje dhe se nuk ka më dëgjim dëshmitarësh apo paraqitje provash të reja.

Gjykata Supreme ka lënë në fuqi vendimet e mëhershme, duke rrëzuar kërkesën e Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë, njëjtë si në rastin e mëparshëm të Kadri Veselit. Vendimi është marrë nga paneli i përbërë nga kryetarja e Gjykatës dhe dy gjykatës të tjerë, të cilët kanë vlerësuar se nuk ekzistojnë baza për ndryshimin e masës së paraburgimit.

Procesi tashmë po hyn në një fazë vendimtare, ndërsa vëmendja publike mbetet e përqendruar te epilogu i një prej çështjeve më të ndjeshme për Kosovën.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *