Numërohen të gjitha fletëvotimet e rregullta në QKN, këta pritet të jenë deputetët e ardhshëm

Në Qendrat Komunale të Numërimit (QNR) ka përfunduar numërimi i të gjitha fletëvotimeve.

Bazuar nga të dhënat e publikuara në platformën e KQZ-së, ku nuk janë të përfshira votat me kusht, me postë, të personave me nevoja të veçanta dhe të kosovarëve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike, këta deputetë pritet t’i zënë ulëset në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i sigurojë 56 deputetë në Kuvend:

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Alban Bajrami, Edona Llalloshi, Refki Suma, Mefail Bajqinovci, Jeta Statovci, Nezir Kraki, Ardiana Matoshi, Ardian Gola, Armend Muja, Haxhi Avdyli, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Taulant Kelmendi, Blerim Gashi, Fitore Pacolli-Dalipi, Artane Rizvanolli, Hysen Durmishi, Labinotë Demi, Dimal Basha, Arbër Rexhaj, Agim Bahtiri, Arbëreshë Kryeziu, Fatos Geci, Arjeta Fejza, Artan Abrashi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Valon Ramadani, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Fatmire Kollçaku, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Arsim Ademi, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Rozeta Hajdari, Valon Hoti, Sylejman Meholli, Ilir Kërçeli, Salih Zyba dhe Naim Bardiqi.

Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i fitojë 23 deputetë në Kuvend: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Nait Hasani, Rrahman Rama, Eman Rrahmani, Kujtim Gashi, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Xhavit Haliti, Besa Kabashi-Ramaj, Mergim Lushtaku, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Blerta Deliu-Kodra dhe Jakup Nura.

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë 15 deputetë në Kuvend: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Ardiana Thaqi-Meta, Ermal Sadiku dhe Fadil Hadërgjonaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të ketë gjashtë deputetë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Agim Çeku dhe Time Kadrijaj.

Këto janë rezultate preliminare, dhe disa emra mund të ndryshojnë pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *