Botë Lajme

Një zyrtar amerikan thotë se ShBA qëndron pas sulmeve në Venezuelë, ende asnjë reagim nga Shtëpia e Bardhë

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pas sulmeve të kryera në Venezuelë, ka deklaruar një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me objektivat apo shkallën e operacioneve.

Deri në këto momente, as Shtëpia e Bardhë dhe as Pentagoni nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj raportimeve.

Ngjarja vjen në një moment tensioni të shtuar mes SHBA-së dhe Venezuelës, pas shpërthimeve dhe aktivitetit ajror të raportuar më herët në Karakas.