Nga janari qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë faturat e ujit

Nga janari qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë faturat e ujit. Kjo pasi Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit pas kërkesave të kompanive rajonale të ujësjellësit, ka marrë vendim për ngritjen e tarifave.

Në Prishtinë për konsumatorët shtëpiak për metër kub tarifa ka qenë 44 cent, derisa nga janari tarifa është ngritur në rreth 63 cent, në Prizren tarifa ishte 38 cent, tani e tutje do të jetë 56 cent, në Pejë nga 25 cent konsumatorët do të paguajnë 39 cent, në Mitrovicë nga 36 cent tarifa është ngritur në 53 cent, në Gjakovë nga 37 cent tarifa u ngrit në 52 cent, në Ferizaj nga 37 cent në 53 cent, ndërsa në Gjilan nga 35 cent në 54 cent.

Nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit këtë ngritje të çmimeve e kanë arsyetuar me rritjen e çmimit të energjisë elektrike si dhe zgjerimin e rrjetit.

“Tarifat për shërbimet e ujit dhe ujërave të ndotura, të miratuara në kuadër të procesit tarifor 2026-2028, janë ndikuar kryesisht nga rritja enorme e çmimit të energjisë elektrike, si dhe nga rritja e kostove të tjera operative dhe investive, përfshirë mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit. Miratimi i tyre është bërë duke pasur për qëllim mbulueshmërinë e kostove dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve”, kanë thënë për RTK-në nga ky autoritet.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *