Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka shpallur gjendje emergjence kombëtare, duke u bërë thirrje qytetarëve të mobilizohen për të “mposhtur këtë agresion imperialist”, mes raportimeve për shpërthime dhe rritje të tensioneve të sigurisë në vend, raporton theguardian .
Deklarata e Maduros erdhi pas informacioneve për shpërthime në kryeqytetin Caracas dhe zona përreth, si edhe raportimeve për lëvizje ajrore dhe masa të shtuara ushtarake.
Pamje dhe video të shpërndara në media sociale kanë treguar tym dhe ndërprerje të energjisë në disa pjesë të qytetit, duke shkaktuar pasiguri dhe shqetësim te banorët.
Në një fjalim drejtuar kombit, Maduro akuzoi forca të huaja, duke përmendur në mënyrë të tërthortë Shtetet e Bashkuara, për atë që e cilësoi si një sulm ndaj sovranitetit të Venezuelës.
Ai njoftoi aktivizimin e planeve të jashtëzakonshme të mbrojtjes kombëtare dhe tha se vendi ndodhet përballë një kërcënimi serioz ndaj rendit kushtetues dhe stabilitetit të tij.
“Populli venezuelian duhet të jetë i bashkuar dhe i gatshëm për të mbrojtur pavarësinë e atdheut,” deklaroi Maduro, duke theksuar se gjendja e emergjencës do t’i japë qeverisë kompetenca shtesë për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.






