Vajza e Nexhat Dacit: Babai jetoi me dinjitet dhe ia kushtoi jetën dijes dhe Kosovës

Majlinda Daci, vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka folur sot në emër të familjes në akademinë përkujtimore të mbajtur në sallën plenare të Kuvendit, për nder të ish-kryeparlamentarit.

Ajo shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë për respektin dhe vlerësimin e treguar ndaj babait të saj, e duke thënë se prania e të gjithëve në akademi është dëshmi e dashurisë dhe respektit që ai ka gëzuar gjatë gjithë jetës.

“Në emër të familjes sonë, ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë të thellë për respektin, nderimin dhe fjalët e mira që sot i janë kushtuar babait tonë. Prania juaj këtu është dëshmi e dashurisë dhe vlerësimit që ai ka gëzuar gjatë gjithë jetës së tij.

Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të kujtuar një akademik, profesor apo një udhëheqës institucional. Sot kujtojmë një njeri që jetën e tij e jetoi me dinjitet, sakrificë dhe shërbim të pandërprerë ndaj dijes, vendit dhe njerëzve.

Babi, qysh herët, që nga mosha katërvjeçare, e pati jetën që ia vuri mbi supe barrën e rëndë të rritjes pa prindër. Ishte një fillim i vështirë, por për babin kjo mungesë u shndërrua në forcë, kjo dhimbje në karakter dhe kjo vështirësi në vullnet të palëkundur për të ecur përpara.

Nga ajo fëmijëri e vështirë ai ndërtoi themelet e një jete të jashtëzakonshme, duke dëshmuar se jeta nuk përcaktohet nga rrethanat, por nga forca me të cilën përballohen ato. Qysh herët ai ishte i përcaktuar të punonte dhe të jetonte për Kosovën”, tha ndër të tjerash vajza e Dacit.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *