Kosovë Lajme Politikë

‘Thnx Dejona xoxo’ – Sasa e VV’së mblodhi goxha më shumë vota, mbi Armend Mujën e Haxhi Avdylin

Deputetja ekscentrike Lëvizjes Vetëvendosje Adriana Matoshi, e njohur më shumë për postimet dhe bluzat e saja në kuvend ka mbledhur 10 mijë vota më shumë në dhjetor sesa në shkurt, transmeton Gazeta KFVA.

Matoshi përpos roleve të personazheve ekscentrike u bë e njohur gjatë mandatit të saj për këshillimin me zyrtaren e lartë të VV’së Dejona Mihalin për replika me gazetarë që e kritikonin për mungesë kontributi në veprimtarinë legjislati

Në dhjetor ajo mblodhi 29191 vota ndërsa në zgjedhjet e shkurtit i kishte 19600 sosh.

Para zgjedhjeve Matoshi ishte angazhuar në provokime publike me ofendime kryetarin e komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun, që eskaloi në të shara edhe nga pala tjetër.

Provokimet e saja ishin në tandem me ato të Dejona Mihalit që gjithashtu shënjestron Lushtakun tashmë me vite