Kur janë numëruar më shumë se 95% të votave për deputetë, disa kandidatë për deputet mbetën në fund të listave nga numri i pakët i votave, shkruan Gazeta KFVA.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidatët që morrën më së paki vota janë Adelina Veliji e cila morri 3,763 Vota, Kaltrina Gruda me 6,294 Vota, Rea Krasniqi me 6,881 Vota, Shefqet Gjocaj me 6885 vota, dhe Burim Mehmeti me 7231 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, (PDK), pesëshja e fundit janë Dafina Broqi me 911 Vota, Izmir Zeqiri me 1209 vota, Agron Paçarzi me 1434 vota, Mustafë Krasniqi me 1476 vota, dhe Antgona Gashi me 1525 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës, mbetën të fundit, Gafurr Ibrahimi me 723 vota, Roni Kosman me 820 vota, Sevdije Abazi me 935 vota, Kimete Kuka Hasllari me 940 vota dhe Dafina Zeka me 958 vota.

Pesëshja e fundit e AAK-së mbeten Vjollca Vokrri me 287 Vota, Agnesë Mazreku me 300 vota, Bashkim Budakova me 330 vota, Bujar Tafili me 341 vota dhe Bilal Bushi me 343 vota.

Bazuar në rezultatet preliminare Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 56 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës, 23 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 deputetë.






