Në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit, gratë kanë marrë një numër të konsiderueshme të votave në tri partitë kryesore politike në vend, shkruan Gazeta KFVA.
Në Lëvizjen Vetëvendosje kryeson Albulena Haxhiu me 136,523 vota, e ndjekur nga Donika Gërvalla-Schwarz me 121,663 vota dhe Mimoza Kusari Lila me 79,707 vota, ndërsa pas tyre renditen Shqipe Mehmeti Selimi dhe Saranda Bogujevci
Në PDK, më e votuara është Sala Jashari me 43,725 vota, e pasuar nga Vlora Çitaku me 40,256 vota dhe Ganimete Musliu me 24,518 vota. Pesëshen e plotësojnë Besa Kabashi Ramaj dhe Blerta Deliu Kodra.
Ndërkaq, në LDK, kryeson Hykmete Bajrami me 48,403 vota, e ndjekur nga Doarsa Kica-Xhelili me 37,537 vota, ndërsa më pas vijnë Jehona Lushaku Sadriu, Janina Ymeri dhe Adelina Thaqi Meta.






