Pas rrymës, nga 1 janari do të shtrenjtohet edhe uji

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) ka njoftuar se ka publikuar Urdhëresat e reja Tarifore për shërbimet e ujit të pijshëm, ujërave të ndotura, ujit të trajtuar me shumicë dhe ujit të patrajtuar me shumicë, të vlefshme për vitin 2026.

Sipas njoftimit thuhet se këto urdhëresa zbatohen për shtatë Kompanitë Rajonale të Ujit (KRU) në Kosovë, si dhe për Ndërmarrjen Publike “Ibër-Lepenc”, për tarifën e ujit të shitur me shumicë.

“Në përputhje me misionin e saj rregullator, ARRU ka miratuar tarifa të drejta, të bazuara në parimet e sigurimit të qëndrueshmërisë financiare të ofruesve të shërbimeve, përballueshmërisë për konsumatorët, si dhe përmirësimit të performancës dhe efikasitetit të sektorit të ujit.Tarifat për shërbimet e ujit dhe ujërave të ndotura, të miratuara në kuadër të procesit tarifor 2026–2028, janë ndikuar kryesisht nga rritja enorme e çmimit të energjisë elektrike, si dhe nga rritja e kostove të tjera operative dhe investive, përfshirë mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit. Miratimi i tyre është bërë duke pasur për qëllim mbulueshmërinë e kostove dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimimin për media thuhet se ” i gjithë procesi tarifor është zhvilluar me transparencë dhe konsultim të ngushtë me ofruesit e shërbimeve dhe palët e interesit, me qëllim të balancimit të interesit publik dhe atij të konsumatorëve, si dhe sigurimit të qëndrueshmërisë afatgjatë të sektorit të ujit”.

“Sipas tarifave të miratuara, fatura mesatare mujore për një konsumator shtëpiak që konsumon rreth 10 m³ ujë do të jetë 8.17 euro (pa TVSH) në vitin 2026. Tarifat e reja do të aplikohen duke filluar nga 1 janari 2026”.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *