Osmani për Nexhat Dacin: Asnjëherë nuk pranoi kompromise në dëm të Kosovës, mendje akademike e pashoq

Kuvendi i Kosovës është mbledhur për akademi përkujtimore për ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci.

Paraprakisht në hollin e Kuvendit janë mbajtur homazhe në nderim të Dacit.

Presidentja Vjosa Osmani tha se sot nuk po i jepet lamtumira vetëm një njeriu, por një epoke të maturisë, dijes dhe përgjegjësisë.

“Jemi mbledhur për t’ia dhënë lamtumirën akademik Nexhat Dacit, burrështetas, intelektual i shquar. Ai i shërbeu Kosovës si kryetar i Kuvendit, ushtrues detyre i Presidentit, akademik dhe deputet, duke lënë gjurmë të pashlyeshme. Në periudha të vështira, ai u rreshtua në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, duke qenë bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës. Si kryetar Kuvendi, ai kuptonte se demokracia nuk është vetëm procedurë, por edhe kulturë. Ai besonte në dialog, ligj dhe argument. Nuk pranoi kurrë kompromise në dëm të Kosovës. Nexhat Daci nuk ishte vetëm burrështetas, por edhe një njeri i dijes,” tha Osmani.

Në Akademinë Përkujtimore, për nder të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, po marrin pjesë krerët e shtetit, liderët e parive politike, pjesëtarë dhe miq të familjes Daci dhe shumë personalitet të tjera.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *