Numërohen rreth 95% e votave për deputetë, Kurti rreth 7 mijë vota larg për ta thyer rekordin e tij

Numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit. Deri tash janë numëruar rreth 95 përqind e votave.

Nga rezultatet e deritashme, Albin Kurti është rreth 7 mijë vota larg që ta thyejë rekordin e tij që e kishte vendosur më 9 shkurt si lideri më i votuar, shkruan KFVA.

Deri tash, Kurti ka marrë 330 mijë e 613 vota, teksa ato të diasporës dhe me kusht nuk janë numëruar ende. Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Më të votuarit nga VV:

ALBIN KURTI – 330,613 Vota

GLAUK KONJUFCA – 255,711 Vota

ALBULENA HAXHIU – 134,473 Vota

HEKURAN MURATI – 134,332 Vota

DONIKA GËRVALLA- SCHËARZ – 120,039 Vota

Më të votuarit nga PDK:

BEDRI HAMZA – 146,673 Vota

ARIAN TAHIRI – 64,691 Vota

PËRPARIM GRUDA – 59,255 Vota

URAN ISMAILI – 49,116 Vota

SALA JASHARI – 43,369 Vota

Më të votuarit nga LDK:

LUMIR ABDIXHIKU – 75,808 Vota

HYKMETE BAJRAMI – 47,387 Vota

UKË RUGOVA – 41,653 Vota

AVDULLAH HOTI – 37,431 Vota

DOARSA KICA XHELILI – 36,726 Vota

Në total janë 2 mijë e 557 vendvotime. Deri tash janë procesuar rezultatet për 2,415.

Rezultatet për secilin kandidat mund t’i gjeni duke klikuar në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc?

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *