Kosovë Lajme

Nis numërimi i votave nga 29 përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se kanë nisur numërimin e mbi e fletëvotimeve në 29 përfaqësitë diplomatike.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një konferencë për media.

“Nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24% dhe  të gjithakëto fletëvotime do t’i nënshtrohen numërimit. Pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve nga votimi fizik në përfaqësitë diplomatie, do të vazhdojmë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës, që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë vendit, ajo në Berlin (Gjermani) dhe në Bernë (Zvicër)”, tha ai.

Numërimi i votave të rregullta tashmë është duke shkuar drejt fundit. Aktualisht janë numëruar mbi 90 përqind e tyre.

Pas verifikimit mbi 90 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 49,34%, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me  20,98% , Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,57%  dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që kalon pragun.