Moti me shi e borë në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë fundjavës në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe borë të dobët në zonat malore, përcjell Gazeta Metro. 

Sipas IHMK-së, të shtunën parashihet mot i vranët, me riga shiu vende-vende. Në viset e larta malore, vranësirat pritet të sjellin edhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 4 deri në 6 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

Ndërkaq, edhe të dielën moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat e larta malore po ashtu parashihet borë e dobët.

Temperaturat minimale të dielën do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 4 deri në 7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *