Kosovë Lajme Politikë

Garë shumë e ngushtë në LDK për dy mandatet e fundit, vendimtare votat e diasporës

Numërimi i votave për deputetë po i afrohet fundit. Nga mbi 95% e votave të numëruara, në listën e LDK’së ka ndryshime në renditje.

Një garë jashtëzakonisht e ashpër po zhvillohet për dy mandatet e fundit, pa përfshirë ende votat e diasporës.

Sipas rezultateve aktuale, dallimet mes kandidatëve janë minimale:

14.Ermal Sadiku – 15,117 vota
15.Fadil Hadergjonaj – 15,031 vota
16.Arben Gashi – 14,494 vota
17.Paris Guri – 14,244 vota

Votat e diasporës pritet të jenë përcaktuese për renditjen përfundimtare dhe fitimin e mandatit.