Kronikë Policore Lajme Shqipëri

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe katër të lënduar – mes tyre dy fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër.

Nga përplasja e forte e dy automjeteve ne afërsi të fshatit Gocaj, dyshohet se dy persona kanë vdekur, dhe janë lënduar 4 të tjerë mes tyre dy fëmijë.

Për nxjerrjen e trupave kanë ndërhyrë zjarrfikësit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve te këtij aksidenti.