Dy të rinj të moshës 20 dhe 25 vjeçare u gjetën dje të vdekur në një vilë në Pejë.
Policia e Kosovës sot në raportin 24-orësh tha se trupat e tyre janë dërguar për obduksion dhe se rasti i vdekjes së tyre është duke u hetuar.
“Rr e KFOR-it, Pejë 30.12.2025-15:10. Raportohet se në një vilë janë gjetur pa shenja jete dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Gjatë ditës së djeshme me detaje të tjera ka dalë, Prokuroria Themelore e Pejës.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se janë siguruar prova dhe janë identifikuar dëshmitarë lidhur me rastin.
“Me të pranuar informatën menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, dyshohet se ishin pa shenje jete në një motel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes duke siguruar provat të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht janë identifikuar dëshmitarë, është ftuar Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë dhe me urdhër të shtetit të bëhet autopsia”, ka deklaruar Nikçi, i cili ka shtuar se informata të tjera s’mund të ndahen shkaku i ndjeshmërisë së rastit.






