Publikohen emrat e dy viktimave të djeshme në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejën pasditen e 30 dhjetorit 2025, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një vile në rrugën e KFOR-it.

Sinjali raporton se vajza që u gjet e pajetë është Makfirete Bytyqi, rreth 29-vjeçare, e cila ndodhej në të njëjtin objekt me Endrit Laiqin, rreth 23-vjeçar. Trupat e tyre janë gjetur në ambientet e quajtura “Villat 03”, pasi menaxheri i objektit ka dyshuar se të njëjtit nuk po reagonin.

Sipas informatave zyrtare, rreth orës 15:10, menaxheri i villave ka njoftuar policinë, pasi që kishte vërejtur dy personat në dhomë dhe kishte dyshuar se janë pa shenja jete. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka njoftuar ekipin e emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e të dy personave.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe strukturat më të larta policore në rajonin e Pejës, përfshirë zv.drejtorin rajonal, shefin e hetimeve rajonale, komandantin e stacionit policor, si dhe prokurorin e Krimeve të Rënda. Vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga hetuesit dhe forenzika.

Në orën 18:40, Mjekësia Ligjore ka bërë tërheqjen e trupave për obduksion, me urdhër të prokurorit kompetent.

Shkaqet e vdekjes për momentin mbeten të panjohura, ndërsa hetimet janë në vazhdim për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…