Osmani e bëri të qartë se synon edhe një mandat, Kurti: Së shpejti do të takohemi për ta diskutuar këtë çështje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë  e ka bërë të të qartë synimin për një mandat të dytë në postin e së parës së shtetit.

Kryeministri Albin Kurti, pas shpalljes së fitores më 28 dhjetor tha se do të jetë bashkëpunues me partitë e tjera për çështjen e presidentit, por së pari tha se do të bisedojë me Osmanin.

Ai foli edhe sot për këtë çështje. Kurti përsëriti se siç tha ai, “shpejt” do të takohet me Osmanin për të diskutuar rreth kësaj teme.

Por, Kurti përmendi fillimisht konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, për çka tha se “bllokimet në konsitutimin e Kuvendit dhe pengesat për formimin e qeverisë së re tashmë janë inekzitente”.

“Ne së pari do të presim certifikimin e rezultati, duhet të konstitutohet Kuvendi dhe duhet ta shohim përbërjen e legjislaturës së dhjetë, dhe më pastaj të ecim tutje. Por ashtu siç kam thënë, sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takojë presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por ju e keni parasysh se njëherë është kontituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhje e presidentes apo presidentit”, theksoi Kurti para gazetarëve.

Mandati i Presidentes Osmani  përfundon në prill të vitit 2026. Ajo u zgjodh në këtë detyrë më 4 prill 2021.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…