Kurti: S’besoj të ketë ndryshime të mëdha në kabinetin e ri qeveritar – me Osmanin do të takohem në fillim të vitit për çështjen e Presidentit

Kryeministri në deytër, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në kabinetin e ri qeveritar, por që theksoi se fillimisht duhet pritur certifikimi i plotë i rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për t’u mbledhur më pas Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell KFVA.

“Na duhet të presim certifikimin e plotë të rezultateve. Na duhet një mbledhje në Kryesi të Vetëvendosjes, sepse qartazi propozimet tona i kemi pasur për legjislaturën e nëntë tash të dhjetën kur t’i marrim rezultatet nuk ndryshon programi dhe orientimi. Do të jetë përbërja identike nuk mund ta them dot tash. Edhe nëse është e kërkon një rikonfirmim.. Nuk besoj që mund të ketë ndryshime të mëdha”, tha Kurti.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit, Kurti ka thënë se kjo çështje vjen pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve.

Ai ka bërë të ditur se paraprakisht pritet të zhvillohet një takim me Presidenten Osmani, për të diskutuar shanset dhe mundësitë, duke theksuar se për këtë proces nevojitet prania e 80 deputetëve në sallë.

“Sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit apo presidentes është hapi i tretë. Një herë është konstituimi i Kuvendit, formimi, pastaj vjen dhe ajo. Por para se të bëjmë çfarëdo, besoj se do të kemi një takim me presidenten aktuale Vjosa Osmani dhe do diskutojmë cilat janë shanset dhe mundësitë përpara, sepse na duhet të qëndrojmë 80 veta në sallë. Mund të duket më e lehtë pas rezultatit të 28 dhjetorit”, tha Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…