Kurti: Paga e 13’të për sektorin publik në fillim të 2026’ës, sapo të formohen institucionet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë me dije se pagën e 13’të që e kanë premtuar për punëtorët e sektorit publik, do ta ndajnë në filllim të vitit 2026.

Kurti tha se sapo të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria, në mbledhjen e parë do të nxjerrin vendim që parasheh që ekzekutimi i kësaj page të bëhet në fillimvit, shkruan KFVA.

“Kam thënë që me këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të, kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga, por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit, në dhjetorin e vitit 2026, por në vitin që do të nisë nesër. Do të merret në fillim të vitit, pra varësisht kur konstiutohet Kuvendi dhe sa shpejtë e formojmë Qeverinë. Por në mbledhjen e parë përveç me vendimin për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që këtë pagën e 13-të e jep në fillim të vitit”, ka deklaruar Kurti.

Dhënia e pagës së 13’të është paraparë me buxhetin për vitin 2026, që është miratuar nga Qeveria më 31 tetor. Tani buxheti duhet të kalojë edhe në Kuvend.

Nga fillimi i vitit 2026 do të rritet edhe paga minimale, në dy faza.

“Rritet paga minimale nga 350 euro në 500 euro. Rritja do të bëhet në dy faza: nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale të jetë 425 euro, kurse nga 1 korriku ajo do rritet në 500 euro. Prej saj përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat. Kjo është hera e tretë që po e ngrisim pagën minimale gjatë qeverisjes sonë: paga minimale në vitin 2021 ishte 130/170 euro, në vitin 2026 do të jetë 500 euro”, kishte sqaruar Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…