Acar në ditën e fundit të vitit 2025

Mot i acartë po parashihet të mbretëroj ditën e fundit të vitit 2025, më 31 dhjetor dhe më 1 janar të vitit 2026.

Temperaturat mbesin nën 0C në të dy vlerat ekstreme ditën e mërkurë, më 31 dhjetor, me minimale që zbresin deri në -6C e -8C, ndërsa maksimalet në Prishtinë arrinë në -2C e -1C, derisa pjesëve të Dukagjinit mund të shkojnë deri në 1C e 2C.

Në Prishtinë, do të jetë ditë të akullt. Parashihen më shumë intervale me diell. Pasdite me kalime vransirash, viseve kodrinoro malore në lindje e veri të vendit, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë fjollë apo rrebesh i dobët dëbore. Frynë erë e ftohtë veriperëndimore, e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Kthjellime do të na përcjellin në natën e ndërrimit të motmoteve, por se temperatura mjaft të ulëta, që deri në mëngjesin e 1 janarit, zbresin deri në -10C.

Ditën më pas parashihet të mbretëroj mot kryesisht me diell, ndërkohë që temperatura maksimale mund të shënojë rritje në 1C e 3C.

Të premten, pas mëngjesit me ngrica, ditën pak më butë, me maksimale që shkojnë deri në 5C e 7C. Kalojnë më shpesh vransira e më vonë mund të ketë edhe riga lokale shiu.

Fundjava e parë e janarit, do të dominohet nga vransira, që herë pas here shoqërohen me të reshura shiu.

Temperaturat në rritje deri në 8C e 11C, maksimalet, ndërsa minimalet rriten mbi 0C, deri në 4C e 5C. Përgjatë fundjave erërat frynë nga jugu e juglindja, mesatare 5-12m/s, njofton Mendimi për Motin.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…