Syla: Rreth gjysmë milioni vota kundër UÇK-së

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve.

“Rreth gjysmë milioni vota kundër UÇK-së”, thotë ai.

Shton se lista e Lëvizjes Vetëvendosje është listë pa vlerë kombëtare e që nuk e ka kthyer kurrë kokën nga luftëtari.

“Një listë pa asnjë vlerë kombëtare fitoi përballë tri listave të tjera, të mbushura me atdhetarë, patriotë, udhëheqës lufte dhe luftëtarë të dëshmuar. Një listë që për pesë vjet nuk e ktheu kurrë kokën nga luftëtari”, shkruan Syla.

Ai ka kujtuar edhe ndarjen e pensionit të veteranit nga paga minimale, vendim që në Kuvend ishte marr me mbështetjen e votave të Listës Serbe.

“Një listë që, bashkë me Listën Serbe, e la luftëtarin me 204€ pension, shumë që nuk mjafton as për të paguar faturën e rrymës. Një listë që tha se më mirë ishte të paguhen mercenarë e huaj sesa luftëtarët e popullit. Një listë që nuk la ofendim e fyerje pa ia drejtuar luftëtarëve, këtu e atje, ndërkohë që ata mbahen me duar të lidhura”, shkruan ai.

“Fatkeqësisht, shteti po shkon duke u shkëputur nga lufta që e solli lirinë, dhe kjo ka emër”, përfundon Syla që ishte edhe kandidat për deputet me AAK-në.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…