Rreth 40% të numëruara, top 5 e VV-së: Kurti e Konjufca lënë mbrapa bashkëpartiakët e tyre

KQZ ka procesuar 39.15% të votave të numëruara të kandidatëve për deputet. Në Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i saj, Albin Kurti deri tani ka marrë 134 mijë e 245 vota, shkruan KFVA.

Në vend të dytë është Glauk Konjufca me 104 mijë e 695 vota.

Pas tij, është me 54 mijë e 680 vota Albulena Haxhiu.

Hekuran Murati është në vend të katërt me 54 mihjë e 192 vota, ndërsa në vend të pestë Donika Gërvalla-Schwarz me 48 mijë e 210 vota.

Nga rezultatet preliminiare, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.34%.

Partia Demokratike e Kosovës 20.98%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.57%.

Pas saj, vjen AAK-ja me 5.66%.

/Reporteri.net.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…