Përfundon numërimi i votave për deputetë në këto nëntë komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në nëntë komuna ka përfunduar numërimi i votave për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të partive, shkruan KFVA,

Komunat ku ka përfunduar procesi janë Mamusha, Shtërpca, Juniku, Hani i Elezit, Kllokoti, Mitrovica e Veriut, Novëbërda, Zveçani dhe Vitia.

Procesi po vazhdon në 29 komuna tjera.

“Deri më tani (e martë, 30 dhjetor 2025, ora 18:00) numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është 1,221 nga 2,557 vendvotime apo 47.75%.
Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 29 QKN-të tjera”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

POSTIMI

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…