Paris Guri për rezultatin e LDK-së: Nuk ishte dita që e kemi imagjinuar, do të ringrihemi

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Paris Guri, tha se  rezultati i së dielës, nuk ishte ai që LDK priste, shkruan Gazeta KFVA.

Guri ndër të tjera u shpreh se zgjedhjet vijnë e shkojnë, megjithatë sipas tij, ajo që mbetet është vizioni, qëndrueshmëria dhe besimi.

“Por mbi gjithçka, jeni ju, aktiviste, struktura, vullnetare e qytetare. Faleminderit secilit që dha kohë e mund ne gjithë këtë rrugëtim. Qytetarëve që besuan, që na dëgjuan dhe që na dhanë mbështetjen e tyre. Faleminderit kryetarit Abdixhiku, qe me shume mund e sakrifice, ndërtoi një ekip te jashtëzakonshëm, hartoi një program që ishte përtej. E mbi të gjitha nuk e tradhtoi kurrë fjalën e elektoratit. LDK ka kaluar shumë sfida në historinë e saj. Ka ditur të fitojë, të humbë, por kurrë të dorëzohet. Ka ditur të presë, por gjithmonë ka ditur edhe të ringrihet. Edhe sot, LDK qëndron. Qëndron mbi vlerat e saj. Qëndron mbi njerëzit e saj. Qëndron mbi besimin se politika mund dhe duhet të bëhet ndryshe. Me respekt, me durim dhe me besim. vazhdojmë. Gjithmonë LDK”ka shkruar Guri pas rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit ku LDK pësojë rënie të dukshme.

Më 2021, LDK mori 12.73%, kurse në shkurt mori 18.27% ndërsa e me 28 dhjetor doli me vetëm 13.58%,

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…