Kosovë Lajme

Parashikimi i motit për sot, minimalja -5 gradë

Mot stabil, po parashihet ditën e martë, që fillon me kthjellime. Pas mesdite kalojnë vransira, ku më vonë duke shkuar nga mbrëmja edhe mund të shoqërohen me rrebeshe të dobëta dëbore viseve kodrinoro-malore apo riga shiu, në vise më të ulëta.

Minimalet zbresin në -5C e -2C, derisa maksimalet gjatë ditës arrin vlera prej 4C e 7C. Frynë erë më e theksuar mesatare veriore 4-7m/s, me hove deri në 12m/s gjatë ditës.

Ditë e akullt po parashihet në ditën e fundit të vitit 2025, ku me kalime vransirash pasdite ndonjë rrebesh dëbore mund të paraqitet pjesëve lindore të vendit. Minimalet zbresin deri në -8C, e maksimalet vetëm -2C e 0C.

Ditën e parë të vitit të ri 2026, acar, deri në -10C minimalja, mirëpo që ditën temperaturat pritet të shënojnë rritje në 3C e 4C. Do të ketë më shumë kthjellime e diell. Nga dita e premtë, më butë, e pritet një rritje e temperaturave maksimale në 6C e 10C. Vransirat shtohen, ndërkohë që vende-vende mund të ketë edhe riga shiu. Të mërkurën frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare, 5-10m/s. Nga dita e premtë ndryshon drejtimin në jugore, e frynë me hove deri në 10m/s, njofton Mendimi për Motin.