Osmani shpalos ambiciet e saj pas fitores së Kurtit: E dua edhe një mandat si presidente

Presidentja Vjosa Osmani, e trimëruar edhe nga fitorja e partnerëve të saj mbrëmë, njoftoi sot që ka ambicie që ta marrë edhe një mandat 5-vjeçar në krye të vendit.

Ambicien e saj, të patreguar qartazi deri më tani, e bëri të ditur sot në një intervistë për Radion Evropa e Lir

“Tani unë mendoj që Kosovës i duhet një vazhdimësi e punëve të mira. Rrjedhimisht, kjo çështje tani do të jetë në duar të deputetëve të Republikës së Kosovës. Do ta shohim se kush do të jenë ata që do të zgjidhen”, tha ajo.

Osmani tha se do të diskutojë për këtë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, partia e të cilit fitoi dje rreth 50% të votave. Vetë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje paralajmëroi mbrëmë se për çështjen e presidentes/presidentit do të diskutojë fillimisht me Osmanin, pastaj me partitë opozitare.

“Ne do të diskutojmë natyrisht, siç kemi diskutuar edhe më parë përgjatë këtij mandati se si t’i vazhdojmë punët e mira bashkarisht, sepse kjo, siç e dini, varet nga dy të tretat e deputetëve të Republikës së Kosovës, të cilët duhet të marrin pjesë në votim.

Osmani tha se 2/3 e deputetëve do të duhet të vendosin nëse “duan ta mbrojnë interesin” e vendit, dhe “në qoftë se duan ta dëgjojnë vullnetin qytetar”.

“Synoj që të vazhdojë punët e mira për qytetarët e Republikës së Kosovës, për vendin tonë. Mendoj që të arriturat e shumta dhe punët e mira që po na presin dhe që janë tek dera, mendoj se duhet të vazhdohen sepse është interesi më i mirë i Republikës sonë. Megjithatë, unë po ashtu jam plotësisht e vetëdijshme që kjo nuk varet vetëm nga ky vlerësim, por varet nga 2/3 e deputetëve të Republikës së Kosovës, të cilët, do të duhet të vendosin, do të thoja, në dy pika themelore: e para është në qoftë se duan ta mbrojnë interesin më të mirë të Republikës, dhe e dyta, në qoftë se duan ta dëgjojnë vullnetin qytetar”, tha ajo.

Për t’u bërë presidente, Osmanit do t’i duhen së paku 80 deputetë të pranishëm në Kuvend. Vetëvendosja deri më tash ka 56 sosh dhe maksimumi 11 nga minoritetet që s’bëjnë pjesë te Lista Serbe. Kështu, presidentja duhet ta ketë mbështetjen edhe nga një parti tjetër shqiptare për ta fituar mandatin e dytë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…