Numërohen 60% e votave për deputetë, këta janë më të votuarit në VV, PDK e LDK – Kurti e kalon 200 mijëshin

Mbi 60 përqind e votave të kandidatëve për deputetë kanë përfunduar së numëruari. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 1 mijë e 534 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë gjithsej.

Kreu i VV’së dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, e ka kaluar shifrën prej 208 mijë votash, shkruan KFVA.

Ai pasohet nga Glauk Konjufca që numëron mbi 162 mijë vota deri tash.

Lista vazhdon me Albulena Haxhiun, Hekuran Muratin dhe Donika Gërvallën.

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza ka rreth mbi 96 mijë vota deri tash.

Pas tij vjen Arian Tahiri me rreth 45 mijë vota, pasuar nga Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Tek LDK, në krye të listës është Lumir Abdixhiku me mbi 46 mijë vota.

Hykmete Bajrami renditet menjëherë pas tij me gati 29 mijë vota, e ndjekur nga Ukë Rugova, Doarsa Kica Xhelili dhe Avdullah Hoti.

Nga AAK, Ramush Haradinaj është i pari me rreth 23 mijë vota, i ndjekur nga Daut Haradinaj me mbi 14 mijë.

Lista vazhdon me Besnik Tahirin, Bekë Berishën dhe Agim Çekun.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…