Miratohet ulja e çmimit për ngrohje, ZRrE jep detaje: Në Termokos zbritja është 4%, në Gjakovë rreth 5%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar uljen e çmimit për ngrohjen. Në njoftimin e ZRRE’së, thuhet se miratimi është bërë gjatë mbledhjes së sotme.

Në njoftim thuhet se, gjatë mbledhjes është bërë miratimi i tarifave të energjisë termike për konsumatorët fundorë të NQ Termokos sh.a dhe NQ Gjakova sh.a për sezonin e ngrohjes 2025/2026, ku tarifat me matje për NQ Termokos sh.a janë zbritur për rreth 4% ndërsa për NQ Gjakova sh.a për rreth 5%.

Njoftimi

Seanca XII e Bordit të ZRRE në 2025

Më 30.12.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e dymbëdhjetë (XII) për vitin 2025.

Gjatë kësaj seance Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për ndërmarrjen NQ Termokos sh.a dhe për ndërmjarrjen NQ Gjakova sh.a për sezonin e ngrohjes 2025/2026. Është bërë edhe shqyrtimi dhe miratimi i tarifave të energjisë termike për konsumatorët fundorë të NQ Termokos sh.a dhe NQ Gjakova sh.a për sezonin e ngrohjes 2025/2026. Tarifat me matje për NQ Termokos sh.a janë zbritur për rreth 4% ndërsa për NQ Gjakova sh.a për rreth 5%.

Në këtë seancë, Bordi ka miratuar Aneks-Marrëveshjen ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës KEK dhe Termokos sh.a për çmimin e energjisë termike nga kogjenerimi në TC Kosova B.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qene edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me menaxhimin dhe funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…