Lulzim Hetemi, ish-kryetar i Leposaviqit nga radhët e Vetëvendosjes, i njohur për trenerkat në takim zyrtar dhe për komentet ”respekt bukuroshe” nëpër Facebook, nuk ka marr përkrahjen e duhur në këto zgjedhje, shkruan Gazeta KFVA.
Anipse akter kryesor, i sakrifikuar e ish-Kryetar, është ndër kandidatët me më së paku vota, deri tash, me 2,694 vota.
Lulzim Hetemi, është gati i 100-ti në listën e Vetëvendosjes, ku prijnë Konufca, Murati, Haxhiu, Gërvalla e Sveçla e Çeko.
“Kryetari më i rëndësishëm, dhe jo vetëm i komunës”, në periudhën e “izolimit” e kishte quajtur Albin Kurti, teksa tregonte se e kanë pasur bisedë telefonike me kërkesë të ndërsjellë që “ti mos lëshojë pe” dhe “as ti mos lësho pe”.
Dhe, pe s’u lëshua, Lulzim Hetemi qëndroi me muaj e muaj hermetikisht i mbyllur përbrenda objektit të komunës, ku hante, pihej, lahej e flente. Madje në një intervistë Hetemi i referohej vetes në në veten e tretë “qe, qitu ka flejt kryetari” duke treguar shtratin ku shtrihej, dhe qeben me të cilën mbulohej.
Sakrifica osokukiane, Hetemin e vendosi në listë të Vetëvendosjes, por që për fat të keq nuk arriti të bëhej deputet i Kuendit.






