Kurti thotë se e ardhmja e Kosovës është në BE, dy vjet e futi vendin në sanksione

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas fitores të dielën tha se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Europian, shkruan Gazeta KFVA.

Një ditë pas zgjedhjeve përmes platformës X, falënderoi të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe të zhvillohej pa incidente.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, vendet individuale dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës”, tha fituesi i zgjedhjeve.

”Një falënderim i veçantë për partitë tona motra dhe për lëvizjen më të gjerë progresive, teksa angazhohemi për ndërtimin e shoqërive ku dinjiteti dhe mirëqenia e njerëzve janë në qendër. E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian”, shkroi Kurti në X.

Tash flet pak më ndryshe, por ishte pikërisht Kurti ai që e zhyti Kosovën në sanksione nga BE-ja dhe SHBA-ja prej vitit 2023, ndërsa masat e BE-së u hoqën vetëm pas kthimit të Listës Serbe në veri.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…